Është një skuadër ndërkombëtare. Kështu mund të thuhet për ekipin olimpik Italian që po merr pjesë në Tokio 2020, dhe suksesi shpesh e ka origjinën nga jashtë. Një djalosh amerikan I lindur në Teksas, Lamont Marsell Xhejkobs fitoi garën klasike të atletikës, 100 metra, në stadiumin Olimpik të Tokios. Xhejkobs vendosi sërish rekord europian me 9”80. Në gjysmëfinale kishte vedosur rekordin e mëparshëm me 9”84, duke përmirësuar kohën e britanikut të famshëm me origjinë nga Xhamajka, Linford Kristi (9”86). Amerikani Fred Kerli doli I dyti dhe kanadezi Andre De Grase.
Sfidanti.al