Kush është lojtari që ia ka rritur vlerën vetes 167%? Kush tjetër veç Pedrit!

Në vetëm 7 muaj të këtij viti, mesfushori i Barcelonës dhe i Spanjës u ngjit nga thuajse “errësira”, në skenën e madhe të futbollit. Pedri është lojtari që ka bërë kontrastin më të madh në 2021, duke u kthyer në “dritë në fund të tunelit” për Barcelonën, dhe pastaj në mrekullinë e Spanjës në Euro 2020. Në moshën 18-vjeçare, ai ka luajtur këtë sezon (2020-2021) plot 65 ndeshje, më shumë se kushdo tjetër. E gjitha kjo ka bërë që vlera e kartonit në “transfermarkt” të rritet nga 35 milionë euro në 80 milionë. Kjo do të thotë një rritje prej rreth 167 përqindësh. Në podiumin e këtij suksesi (rritja vjetore e vlerës së kartonit) janë mesfushori i Atletikos së Madridit, Markos Jorente me 80 milionë euro gjithashtu (77.8%, dhe sulmuesi i Dortmundit, Erling Haland me 130 milionë  (30%).

Sfidanti.al