Ema Mekkion (McKeon) e fitoi më në fund medaljen e saj të parë të artë olimpike, ndërsa ishte e katërta medalje për të në Tokio 2020. Notarja australiane mbërriti e para në cak në garën e 100 metrave stil i lirë për femra, pra gara më klasike për vajzat, duke lënë prapa shoqen e saj të ekipit kombëtar, Kejt Kempbëll. Në të vërtetë, në vend të dytë doli Siobhan Hoghej e Hong Kongut. Menjëherë pas garës, Kempbëll notoi drejt shoqes së saj dhe e përqafoi duke i thënë: “Jam shumë krenare për ty!” Ato u përqafuan, ndërsa Ema theksoi se “ende nuk arrij ta besoj që kam fituar, duket si ëndërr dhe mezi po i përmbaj emocionet”. Ajo është vetëm 1 medalje larg barazimit të rekordit të Ian Torpit për Australinë në Lojrat Olimpike.
Sfidanti.al