Britaniku Piti dhe amerikani Dresel, dy gjigandë përballë në Tokio!

Janë që të dy notarë, dhe të një niveli tepër të lartë. Adam Piti ka fituar dy medalje ari në Lojrat Olimpike në Japoni dhe do të synojë edhe dy të tjera, por do të ketë përballë gjigandin amerikan, Kaleb Dresel. Ky i fundit ka gjithsej 4 medalje ari dhe 8 rekorde botërore (përfshi stafetat), dhe do të sfidojë britanikun pikërisht në dy stafeta, në atë 4×100 metra stil i përzier, dhe në 4×100 metra të gjinive të përziera (femra+meshkuj). Piti ka 3 medalje olimpike dhe 2 rekorde të botës, ndërsa që të dy janë nga 26 vjeç. Britaniku e quan veten “luani”, ndërsa amerikani është “shqiponja”. Gjithsesi, në stafetën 4×100 metra të gjinive të përziera, britanikët dhe amerikanët do të kenë punë me Kinën, që mban rekordin botëror. Kjo garë është nesër, ndërsa stafeta e përzier 4×100 metra për meshkuj është në 1 gusht.

Sfidanti.al