Mos e merrni kaq seriozisht sepse nuk është diçka jetike, edhe pse mund të jetë një pasion i madh dhe një mjet për të jetuar me dinjitet. i tillë sporti, që nuk vlen sa familja apo shëndeti, por që ndonjëherë të ndihmon pikërisht për familjen. Një sportiste argjentinase, Maria Belen Perez Mauris u eleminua në garën me shpata dhe do të kthehej në shtëpi. Ajo po fliste për mediat, kur trajneri i saj bëri rrengun që po ndodh gjithnjë e më shpesh. i bëri propozim për martesë me një letër të shkruar me dorë, që e paraqiti para kamerës. “Flaka, dëshiron të martohesh me mua, të lutem?” shkruhej në letër. Frika për trajnerin Lukas Gijermo Sausedo ishte e madhe sepse 11 vjet më parë, “Flaka” ia hodhi poshtë propozimin e bërë gjatë Kampionatit Botëror. Këtë herë, ajo pranoi dhe iu mbushën sytë me lot. E pra, të dy janë të lidhur prej 17 vjetësh, por siç duket kishin harruar se njerëzit edhe mund të martohen e të krijojnë familje.
Sfidanti.al