Kledi Kadiu, i 52-ti në 100 metrat stil i lirë në Lojrat Olimpike!

Dëshironte të thyente rekordin shqiptar, por nuk ia doli. Shqipëria nuk la dot shenjë në 100 metra stil i lirë në notë në Lojrat Olimpike në Tokio, pasi Kleidi Kadiu dha kohën 51”65 duke u renditur në vendin e 52-të mes 70 pjesëmarrësve. Notari shqiptar u shpreh përpara garës se synonte të thyente rekordin, gjë që nuk ndodhi. Rekordin kombëtar e mban Sidni Hoxha që arriti kohën 50”54 në Kampionatin Europian të notit në vitin 2014. Nëse do të kishte arritur kohën e rekordit, Kadiu do të kishte dalë në vendin e 48-të, por sërish larg finales. Për Shqipërinë garon edhe notarja Nikolë Merizaj në 50 metra stil i lirë.

Sfidanti.al