Kanë kaluar 43 ditë që nga momenti i tmerrshëm, kur gati humbi jetën në fushën e lojës. Kristian Eriksen sot natyrshëm është shumë më mirë nga ana shëndetësore, me fibrilatorin në zemër, pra i kontrolluar për të mos i ndodhur sërish një fatkeqësi e tillë. Duke kaluar fazën intensive të terapisë, dhe duke bindur mjekët, futbollisti i Danimarkës (do të quajmë ende të tillë) u shfaq duke bërë pazar në kryeqytetin danez, Kopenhagen, bashkë me shoqen e tij Sabrinën dhe me fëmijën e tyre. “Erikseni i kthehet sërish fatit”, shkruajnë gazetat. Nuk dihet nëse do t’i kthehet futbollit, por kjo mund të ndodhë pas kontrolleve të mëtejshme shëndetësore nga ana e mjekëve.
Sfidanti.al