Kuman i sigurt që Mesi fiton Topin e Artë, por së pari ta ketë tek Barcelona

Trajneri i katalanasve është në krah të superyllit të tij (nëse mund të quhet tani i tillë), pra që do të jetë ai që do të shpallet sërish lojtari më i mirë i botës. Lionel Mesi ka 6 Topa të Artë, të fundit të fituar në 2019, dhe Ronald Kuman beson se argjentinasi do ta fitojë edhe një tjetër tani në 2021. “Pasi fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën, Mesi është favorit për Topin e Artë, – thotë trajneri i Barcelonës, – ky është mendimi im, ndërsa gjatë këtij viti ka qenë i shkëlqyer edhe për Barcelonën. Mesi është tepër i rëndësishëm për ekipet, për atë që bën në fushë”. Gjithsesi, së pari Kumani është i shqetësuar për të ardhmen e Mesit në “Kamp Nou” dhe mezi po pret që klubi të largojë disa lojtarë që ta mbajë kapitenin, edhe pse kjo do të sillte dobësim të skuadrës.

Sfidanti.al