Basket, një grua kineze mund të thyejë rekordet e burrave

Sporti i koshit ka pasur disa basketbollistë tepër të gjatë si Mureshan i Rumanisë me 2.30 metra, Tkaçenko i BRSS-së me 2.24 apo Arvidas Sabonis, lituanezi i BRSS-së me 2.23 metra. Duket se një vajzë kineze mund të thyejë çdo rekord pasi është 2.26 metra ndërsa është vetëm 14 vjeç. Çang Ziju pritet të zgjatet edhe më shumë dhe do të jetë padyshim mbi 2.30 metra, duke kaluar edhe rekordin e legjendës kineze të NBA-së, Jao Ming (2.29 metra) që luajti për Hjustonin. Jao Ming luajti 486 ndeshje nga viti 2002 deri në 2011, duke pasur mesataren 19 pikë për ndeshje dhe 9.2 topa në tabela për ndeshje.

Sfidanti.al