Liverpuli nuk e humb shansin për yllin e Atletikos, Saulin!

Jurgen Klopi duhet të forcojë radhët dhe të jetë gati për sfidën e madhe të sezonit të ardhshëm me Mançester Sitin, Mançester Junajtidin dhe Çelsin. Trajneri i Liverpulit, ndërkaq, nuk mund të bëjë shpenzime tepër të mëdha, nga ato që mund t’ia lejojnë vetes vetëm klube si Siti apo Paris SG, ndaj edhe është bërë “oportunist”. Shansi po i jepet pasi mund të marrë yllin e Atletikos së Madridit, Saul Nigez, i cili mund të arrihet për rreth 40 milionë euro. Kjo është një shifër e përballueshme në futbollin britanik, ndërsa spanjollët jepen në krizë financiare pavarësisht se fituan titullin në La Liga. Kontrata e re me trajnerin Diego Pablo Simeone do të thotë se shpenzimet mbeten të mëdha. Sauli 26-vjeçar cilësohet si një nga lojtarët më të mirë të Atletikos, dhe është vazhdimisht titullar.

Sfidanti.al