E paqartë arsyeja që Sergio Ramosi refuzoi Mançester Sitin?!

Me gjasë ka qenë më shumë i bindur nga projekti në Paris, ndoshta nga fakti që mund ta ketë më të lehtë të jetë titullar në krah të Markinjosit apo Kimpembes, po ashtu sepse kampionati francez mund të quhet më i përballueshëm fizikisht sesa Premier Liga angleze. Sergio Ramosi mësohet se hodhi poshtë një ofertë të rëndësishme të Mançester Sitit që i jepte 15 milionë paundë stërlina në vit, në një kontratë 2-vjeçare, dhe që ishte e lidhur me një transferim të mëvonshëm në SHBA për Nju Jork Sitin. Ish-kapiteni i Realit zgjodhi Paris SG, ku do të ketë një rrogë që bashkë me shpërblimet do të arrijë në 15 milionë euro, pra më pak sesa tek Siti. Edhe kontrata në PSG është 2-vjeçare, diçka që Reali nuk deshi t’ia jepte. Përsa i përket trofeve, padyshim që është njësoj e mundshme t’i fitosh edhe me Paris SG, edhe me Sitin.

Sfidanti.al