Pep Guardiola ka lënë të kuptohej se ai pati një udhëtim në Paris, për të ndjekur kundërshtarin e radhës në Ligën e Kampionëve. Trajneri i Mançester Junajtidit ishte në stadiumin “Park dë Prens” për të ndjekur kryendeshjen e javës të Ligës 1, mes Paris SG dhe Monakos. Është pikërisht Monako, rivali i Sitit në turin e dytë të Championsit, dhe meqë ndeshjet po afrohen, udhëtimi i katalanasit kishte plotësisht kuptim.
Gjithsesi, Guardiola nuk pati vetëm foto në krah të Mikel Artetës në stadiumin e kryeqytetit të Francës. Një tjetër foto e postoi në Tuiter gazetarja ruse, Viktoria Lopireva, që ishte aty si përfaqësuese e një televizioni të venndit të saj. Pavarësisht, se trajneri i Sitit duhet të jetë kënaqur pranë femrës së bukur ruse, nuk besohet se ka dalë shumë i lumtur nga stadiumi. Monako luajti shumë mirë, madje mori edhe barazimin falë golit në kohën shtesë të mesfushorit Bernardo Silva, duke u kthyer sërish në krye të kampionatit francez, me golaverazh më të mirë sesa Nisa.