Halli i Barcelonës: Për kontratën e Mesit, duhen hequr 200 milionë euro rroga!

Presidenti Zhoan Laporta ishte i qartë në fjalët e tij, dhe tregoi qartë gjendjen financiare të klubit. Numri 1 në “Kamp Nou” deklaroi se borxhet janë të tilla, që do të “gëlltisin” pjesën më të madhe të të ardhurave. “Për çdo 100 milionë euro që do të fitojmë, mund të përdorim vetëm 25 milionë, – tha presidenti, – kjo do të thotë se duhet të shtrëngohemi shumë për t’ia dalë”. Problemi kryesor është kontrata me Lionel Mesin, e cila pavarësisht se do të ketë ulje, do të mbetet shumë e rëndësishme nga ana financiare. “Marka” shkruan se Barcelona duhet të zbresë 200 milionë euro nga borderoja e tanishme e rrogave për të kënaqur kapitenin. i bie që Mesit do t’i japin 50 milionë euro në sezon, ndërsa klubi ka marrë lojtarë si Kun Agueron, Erik Garsinë dhe Memfis Depain. Gjithsesi mund të largohen lojtarë kanë rroga të larta dhe nuk janë në planet e trajnerit Kuman si Kutinjo, Pjaniç, Breithuejt, Ymtiti, Mateus Fernandes, ndërsa nuk dihet se çfarë do të bëhet me Zhordi Albën që e kërkon Interi.

Sfidanti.al