Klinsman e Haman nuk e llogarisin Anglinë përballë Gjermanisë.

Dy ish-lojtarë të “teutonëve” besojnë se sfida në “Uembli” nuk do të jetë aq e frikshme sa duket dhe shtojnë se “tre luanët” nuk mund të quhen rivalë të denjë. Jurgen Klinsmani e vlerësoi Anglinë si ekip të fortë, por beson se Joakim Lëvi ka “një as nën mëngë” dhe ky është Tomas Myler. “Myleri do të jetë vendimtar ndaj Anglisë, – tha kampioni i botës në vitin 1990, – ai është një mjeshtër për ndeshje të tilla dhe kthimi i tij në kombëtare e ka ndihmuar shumë Gjermaninë. Edhe pse Anglia është një ekip shumë i mirë dhe do të ketë publikun me vete, unë besoj se me Mylerin, Gjermania ia del”.

Ditmar Haman, ish-lojtari i Gjermanisë, Bajernit dhe Liverpulit, ka edhe më pak vlerësim për anglezët. “Unë gjykoj se Gjermania duhet të quajë rivalë të vetes ekipe të tillë si Spanjën, Francën apo Argjentinën, – theksoi ai, – këto ekipe kanë synuar për trofe gjithë këta vjet, si dhe në të kaluarën, ndërsa Anglia kurrë nuk ka qenë një ekip që ka arritur të fitojë ndonjë trofe të madh. Mendoj se është çështje mentaliteti dhe përvoje”. Anglia dhe Gjermania luajnë në raundin e dytë, të martën në “Uembli” të Londrës në orën 18:00 për Euro 2020.

Sfidanti.al