Incidenti i fundit në Austri-Maqedoni e Veriut mund të ishte i provokuar ose jo. Marko Arnautoviç mori një ndëshkim prej 1 ndeshjeje pezullim për ofendimin me nënë ndaj lojtarit shqiptar, Ezgjan Alioski, ndërsa trajneri austriak Foda deklaroi se “Markoja është djalë i mirë dhe reagoi pasi u provokua”. Mund të jetë edhe kështu, nuk e dimë me saktësi, por mediat gjermane nuk harrojnë të “zhbirilojnë” dhe të nxjerin disa fakte nga “fundi i sëndukut”.
E përditshmja “Bild” i kushton një shkrim me pagesë në faqen e saj në rrjet, duke theksuar se austriaku me origjinë ballkanase (nga babai) ka kaluar nëpër skandale, me sherre, gara me makina dhe ofendime të zyrtarëve. Një nga kulmet ishte kur, në nerva e sipër, ky djalë “sypatrembur” dhe “vetëmohues”, si ndonjë kalorës i mesjetës, i paska thënë një oficeri policie: “Unë nuk mund ta blej jetën tënde!” Vërtet logjikë prej skllavopronari ose pronari bujkrobërish që mendon se jeta e një oficeri policie në Austri apo kudo në Europë mund të blihet nga dikush tjetër. As futbolli nuk po ia del ta “kollarisë” ballkanasin tipik Marko Arnautoviç.
Sfidanti.al