Ukraina pret shumë nga heroi i saj i ri, Andrij Shevçenko!

Në të kaluarën, ka pasur njerëz të rëndësishëm që kanë luajtur rol në historinë e saj të trazuar. Futbolli po ashtu ka qenë një nga elementët që e kanë dalluar Ukrainën në mesin e popujve të ish-Bashkimit Sovjetik, dhe nuk mund të harrohet një Valerij Lobanovskij apo Oleg Blohin. Sot, heroi i ri është Andrej Shevçenko. Ish-sulmuesi i shquar i Dinamos së Kievit dhe i Milanit ka marrë mbi supe një detyrë të vështirë, të udhëheqë kombëtaren e futbollit drejt lavdisë në Europian.

A do t’ia dalë Sheva? Këtë nuk e dimë, por fitorja e merituar 2-1 ndaj Maqedonisë së Veriut, pas humbjes së ngushtë 2-3 në Holandë, e vendos në pozita të mira ekipin ukrainas. Me lojtarët sulmues si Jarmolenko, Jaremçuk dhe Malinovski, ekipi “verdheblu” ka mundësi të mira shënimi, dhe ia ka dalë të realizojë 4 gola në 2 ndeshje. Ndoshta mbrojtja nuk është ende ajo e duhura. Shevçenko ka nxjerrë në mesfushë yllin e ri të Mançester Sitit, Oleksandr Zinçenko. Publiku ukrainas ishte i shumtë në Arenën Kombëtare në Bukuresht, plot 13 000 vetë në impiantin e kryeqytetit të Rumanisë.

Shevçenko është ende një “enigmë” si trajner, ndonëse në Ukrainë besojnë se ai mund t’ia dalë, se ai është i zoti taktikisht dhe se mund të jetë një Guardiola apo Zidan. Për patriotët e tij ai është sot po aq i madh sa Maradona për Argjentinën dhe tifozët besojnë se “zbirna” (kombëtarja) e tij do të ketë sukses.

Sfidanti.al