E gjithë bota ra në dashuri me topin e ngarkuar në makinën me telekomandë!

Gjithë bota ra në dashuri me hapjen e shkëlqyer, por jo vetëm me kaq. Përtej emocioneve të mëdha të ceremonisë së nisjes së Europianit, falë zërit të Andrea Boçelit dhe koreografisë së shkëlqyer italiane, ishte një tjetër moment që do të mbetet në histori. Organizatorët kishin menduar një mënyrë krejt të veçantë të vendosjes së topit në qendër të fushës. Jo, si tradicionalisht me gjyqtarin që e merr nga podiumi në vijën anësore, por me ndihmën e teknologjisë.

Topi u vendos në një makinë të vogël elektrike të telekomanduar, dhe ishte pikërisht ajo që bëri punën. Brohoritjet në “Olimpiko” të Romës ishin të mëdha, ndërsa gjithmonë organizatorët janë përpjekur për diçka origjinale, siç ka ndodhur në Olimpiadat në Berlin në 1936, në Barcelonë në 1992 apo në Pekin në 2008. Kjo gjetje pati sukses dhe rrjetet sociale shpërthyen me komente menjëherë pasi mjeti me telekomandë përfundoi misionin e tij. Shumë njerëz e vlerësuan si çastin më të veçantë të Europianit, si thelbin e përmbledhjes së ditës së parë të ndeshjes. Mund të thuhet pa frikë se ky ishte një nga momentet kulmore të ceremonisë së hapjes dhe të vetë ndeshjes Turqi-Itali, edhe pse thelbi i Europianit është futbolli i luajtur dhe tifozët italianë u lumturuan me fitoren 3-0 të ekipit të tyre të zemrës.

Sfidanti.al