“Të mundësh gjigandët e tenisit është një problem psikologjik!”

Kur ushtria gjermane iafrohej Moskës në tetor 1941, komandantët sovjetikë thoshin se ata duhej të luftonin më parë me “gjeneral Frikën” e pastaj me Vermahtin. U desh të vritej frika që të fitohej Beteja e Moskës, ndërsa brezi iri itenisit botëror ende nuk e ka fituar betejën e tij me lavditë e vjetra. Rozher Federer u tërhoq vetëm pasi e fitoi ndeshjen e tij ndaj rivalit gjerman, Novak Gjokoviç u kthye nga buza e greminës për të fituar 3-2 ndaj italianit Muzeti, ndërsa Rafael Nadal ishte si një “perandor” iParisit ndaj italianit tjetër, Siner duke e mundur 3-0. “Të mundësh treshen e madhe, – tha Sineri më pas, – është së pari problem psikologjik”. Pra, “gjenerali Frika” është kthyer në kundërshtar më shumë sesa vetë treshja në fushë.

Sfidanti.al