Hamburgu i Klaus Gjasulës ka humbur 60 milionë euro nga pandemia

Vetë shqiptari nuk pritet që të vazhdojë në klubin e Gjermanisë së Veriut, por gjithsesi për momentin është pjesë e tij. Klaus Gjasula dhe Hamburgu pësuan një humbje të madhe duke dështuar me ngjitjen në Superligë, ndërsa gjendja financiare është edhe më e keqe se kaq. E përditshmja “Bild” shkruan se një klub me shumë traditë e ka ndjerë peshën e pandemisë dhe humbjet janë 60 milionë euro, një shifër tepër e lartë për Bundesligën e dytë gjermane. Drejtori i financës, Frank Vetshtajn, thotë se kriza mund të zgjasë të paktën 5 vjet, apo edhe më shumë, ndërsa kufizimet për tifozët mund të vazhdojnë edhe sezonin e ardhshëm. Një ndihmë për Hamburgun dhe klubet e tjerë mund të vijë nga vendimi që dha Zyra Gjermane e Konkurrencës që nxorri përfundimin se rregulli i aksioneve 50+1 në favor të tifozëve krijon pengesë. Nëse HSV shet aksione, mund të rikuperojë një pjesë të madhe të humbjeve.

Sfidanti.al