Marco Verratti nuk do të largohet nga PSG-ja dhe kete lajm e njofton agjenti i futbollistit.
Agjenti i Marco Verrattit, ka bërë të ditur se mesfushori italian nuk do të largohet nga Paris Saint-Germaini dhe se është i lumtur në Francë.
“Marco është shumë i lumtur në Paris Saint-Germain, dhe ka kontratë deri në vitin 2021”, tha fillimisht agjenti i lojtarit. “Ka shumë klube të interesuara për të, por për këtë ju duhet të pyesni klubin”, shtoi ai.