Kupë dhe futbolli Championsi, jeta tek Dortmundi jo aq e keqe për Halandin!

Deri pak javë më parë mendohej që sulmuesi norvegjez do ta detyronte klubin gjerman që të pranonte që ai të largohej këtë verë. Erling Halandi e cilësonte veten (me të drejtë) si lojtar për nivelin e Championsit dhe për të fituar trofe, por papritur gjithçka ka ndryshuar. Dortmundi fitoi Kupën e Gjermanisë dhe u kualifikua për në Champions sezonin e ardhshëm duke i bërë një mbyllje të jashtëzakonshme edicionit në Bundesligë e duke dalë në vend të tretë. Papritur Halandi arriti ato gjëra që donte, kishte një kupë dhe do të luante në nivelin maksimal europian. Po ashtu, Dortmundi kishte këmbëngulur se vetëm Sanço do të largohej këtë verë nga yjet, kurse për Halandin do të kërkohej një shifër jashtëzakonshme, ndoshta 150 milionë euro. Verën e ardhshme, gjithçka mund të jetë më e pranueshme dhe vetë 20-vjeçari mund të ketë arritur nivel më të lartë profesional.

Sfidanti.al