Pasi u përplas në fund të provave zyrtare, frika më e madhe ishte nga ndonjë dënim të dhënë nga organizatorët për ndonjë pjesë të makinës që duhej ndërruar. Sharl Lëklerku dhe Ferrari i shpëtuan këtij problemi sepse nuk morën dënim, dhe këtë të diel do të niseshin normalisht nga vendi i parë në Çmimin e Madh të Montekarlos. Reparti teknik i Lëklerkut e kontrolloi makinën dhe deklaroi se gjithçka ishte në rregull për në garë, edhe paketa e ndërrimit të marsheve ishte mirë. Gjithsesi, kur makinat u ndezën për të shkuar në vijën e startit, Ferrari i monegaskut nuk mundi të nisej. Një analizë e shpejtë teknike nxorri përfundimin se “kokëkuqja” kishte një problem në gjysmëboshtin (semiaksi) të krahut të majtë dhe se ishte e pamundur që defekti të rregullohej në kohë. Pasi kaluan minutat e lejuara nga rregullorja, dera e garazhit në Ferrarit të Lëklerkut u mbyll, dhe ai e fiku motorin e makinës duke dalë tepër i zhgënjyer. “Jam shumë i trishtuar, – deklaroi më pas, – një dëshpërim i madh”. Lëklerk ishte fituesi potencial në Montekarlo, por nuk arriti as që të garonte.
Sfidanti.al