Golden Stejtit i duhen përforcime për të mos “shkuar kot” Stef Kërrin!

Ishte më i miri në fushë edhe ndaj Lejkërsave, edhe kundër Memfisit, por pa dobi. Stefën Kërri jo më kot hyri në treshen e lojtarëve më të mirë të NBA-së, bashkë me Nikola Jokiçin e Zhoel Embijdin, dhe kundër Memfisit në ndeshjen e fundit të plej init shënoi 39 pikë, por Golden Stejti u mund 117-112 pas kohës shtesë, ndërsa në gjysmëfinale të plej init u mund 100-103 nga Lejkërsat. Memfisi u udhëhoq nga Xha Morant që shënoi 35 pikë, ndërsa parashikimet ishin për fitore të ish-kampionëve. Gjithsesi, që pas largimit të Kevin Durantit dhe dëmtimit të kapitenit Klej Tompson, Golden Stejti nuk është “superfuqia” e viteve të kaluara kur doli 3 herë kampion e NBA-së dhe 4 herë në finale. Stefën Kërri është sot 33 vjeç, por klubi duhet të marrë përforcimet e duhura për të mos ia shkuar kot sezonet e fundit në karrierë.

Sfidanti.al