Kush e vrau Partizanin, arbitri Jorgji apo  pronarët  e “kazinosë së futbollit”?

Roftë arbitri Enea Jorgji, poshtë Partizani! Kjo është britma e antifutbollit që trukon lojën e shefave me gafat  e arbitrave. Mjerë ata që besonin se Enea Jorgji kishte   hequr dorë nga “vrasjet me pagesë”  në fund të kampionatit, sidomos  kur  në lojë është titulli.  Ajo që ndodhi me Partizanin , tamam në ndeshjen për fronin me Vllazninë, ishte leksioni i fundit që morën “demat” nëse mund t’i zihet besë “djallit” të futbollit tonë. Mos kini frikë nga Jorgji se do ta mbajë ndeshjen në fije të perit-  kjo kishte qënë besa e presidentit Duka për shefat e Partizanit…

Ajo që ndodhi ishte  një pabesi e radhës, një kulturë e kultivuar prej dy dekadash,  si një dhuratë  për Partizanin që  kish  bërë flirt me “djallin”. Një tradheti e merituar  për presidentin Demi dhe drejtorin   Olsi Rama   që e dinë  fort mirë se  nga i vjen e keqja , por loja e tredhur midis shefave, e do që të  shkarkosh vetëm tek  ..arbitri Jorgji !  Dhe kështu, trajneri Daja nuk shkon më lart, por qahet  se u privuan nga titulli për shkak të arbitrit Enea Jorgji, kurse Olsi Rama  bën edukuesin, tejet  i pafuqishëm   për të damksour  bixhozin që luan me titullin sistemi i presidentit Duka, dhe   na fton të dëgjojmë këngën gjoja  rebeluese  : “Nëma thikën të presë dorën, Jorgjica, Jorgjica !”

Partizani u vra  me urdhër nga lart dhe jo nga poshtë, si një kapriçio arbitri,    ndaj kur çirren kundër arbitrit Jorgji  s’ bëjnë gjë tjetër veç i shërbejnë edhe më shumë sistemit , këtij sistemi të mbushur me skenarë sa mburret më zë të lartë se në 90 minutat e fundit do të ketë tradhëti dhe pabesi të klasit të lartë ..për të gjetur kampionen!

Sfidanti.al