Te Barcelona po punohet për revolucion në skuadër. Për shkak edhe të krizës së shkaktuar nga Covid, sipas asaj që publikohet te ‘Sport’, klubi blaugrana po studion një plan për të reduktuar kostot nëpërmjet reduktimit të nivelit të pagave apo largimeve të emrave të rëndësishëm. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, duket se është gati një listë me emrat e të paktën e 14 futbollistëve të cilëve do t’u propozohet reduktimi i pagës apo largimi në drejtim të klubit me ofertën më të mirë.
Duke parë përbërjen e skuadrës së barcelonës, sipas mediave në Spanjë, lista e futbollistëve kandidatë për t’u larguar nga Barcelona është plot me emra të mëdhenj, si me veteranët e klubit ashtu edhe me blerjet e fundit. Kështu lojtarë të kalibrit si Pique, Alba, Busquets dhe Sergi Roberto, klubi duket se do t’u propozojë një reduktim të pagës e ndoshta edhe shitjen e mundshme të tyre.
Histori tjetër është rezervuar për Riqui, Neto, Umtiti, Junior, Pjanic, Coutinho, Griezmann, Matheus, Braithëaite e Dembelé. Të 10 këta lojtarë për motive apo situata të ndryshme konsiderohen si të shitshëm nga klubi dhe me shifrën e duhur mund të sakrifikohen në mënyrë që Barcelona të planifikojë të ardhmen dhe të rindërtojë skuadrën.
Sfidanti.al