Sami Khedira i thotë lamtumirë futbollit

Pesë tituj në 5 sezone me Juventusin, largimi nga Serie A në janar dhe pas 4 muajsh te Hertha e Berlinit, Sami Khedira bëri të ditur tërheqjen nga futbolli në moshën 34 vjecare. Mesfushori që ka luajtur 77 ndeshje me përfaqësuesen gjermane duke fituar edhe Botërorin 2014, do të mbyllë karrierën e tij në fund të këtij sezoni në Bundesligën gjermane

‘Është një hap shumë i vështirë, por është vendimi I duhur-tha Khedira në një konferencë për shtyp-momenti ku e kuptova se nuk do të luaja më, ishte momenti më I hidhur në karrierën time.15 vjet futboll profesionist kanë lënë gjurmë’.

Tashmë pritet se cfarë karriere do të ndërmarrë Khedira, si trajner apo drejtues; një vendim ka shumë mundësi që ai ta marrë pas muajve të verës. Në karrierën e tij, Khedira ka fituar edhe Bundesligën me Stuttgart në 2006/2007, La Ligan me Realin e Madridit në 2011/12, 2 herë Kuoën e Spanjës dhe gjithnjë me Los Blancos edhe Ligën e Kampioneve 2013/2014 dhe Botërorin e Klubeve. Në vitin 2015 u transferua te Juventusi, ku në vitin e fundit të Allegrit dhe ne vitin e Sarrit ai pati probleme fizike. Gjithsesi ai festoi cdo sezon të qëndrimit të tij te Zonja e Vjetër titullin e Serie A.

Sfidanti.al