“Luftë civile” te Klivlendi, Lebron Xhejms kalon në sulm!

Nuk janë aspak të qetë “ujërat” në Klivlend. Ylli më i madh, Lebron Xhejms, ka kritikuar drejtuesit e ekipit duke kërkuar përforcime, në mënyrë që të mbrohet titulli kampion. Atmosfera nuk ishte e mirë që më parë, veçse u bë edhe më e keqe pas disfatës 116-112 në kohë shtesë ndaj Sakramentos. Kjo ishte humbja e gjashtë në 8 ndeshjet e fundit për kampionët e NBA-së. “Ne nuk duhet të jemi të kënaqur me organizimin, – tha Lebron, – nuk mund të them se drejtuesit nuk kanë punuar mirë, por kemi nevojë për përforcime për të mbrojtur titullin, nëse është kjo gjë që kërkohet prej nesh”.

Dejvid Grifin, një nga drejtuesit e lartë, është përgjigjur duke kërkuar basketboll më të mirë nga lojtarët. “Të mendosh se drejtuesit janë të vetëkënaqur, është një gabim, – tha ai, – ne jemi këtu për të fituar kampionatin, dhe më lëndon shumë kur dikush krijon probleme brenda nesh, sepse pronari ka investuar për të arritur deri këtu. Nuk do të blejmë lojtarë nëse nuk jemi të bindur se përforcohemi, ndërsa duhet të përmirësohemi brenda nesh, sinqerisht mendoj se mund të luajmë një basketboll më të mirë”.

Sfidanti.al