Armando Sadiku u përzgjodh në formacionin e javës në Ligën Profesioniste të Bolivisë. Sulmuesi shqiptar shënoi dy gola në ndeshjen e turneut Apertura në fushën e San Hozesë fituar 5-0 nga Bolivari. Këta ishin dy golat e parë në kampionat të lojtarit kuqezi që shpreson të kthehet në kombëtare, ndërsa ka luajtur në 5 ndeshje, me Bolivarin që është në vendin e dytë.
Në Turqi, Eduart Rroca e Gentian Selmani u zgjodhën në formacionin e javës në Ligën e Parë. Rroca pati notën 7.34 në suksesin e Istanbulsporit arritur me shifrat 2-0 në fushën e Ankarasporit. Sipas kësaj note, ai ishte lojtari i dytë më i mirë i javës në këtë ligë.
Në këtë ndeshje ishte Kristal Abazaj që shënoi golin e parë në minutën e 5-të, duke i hapur rrugë fitores së Istanbulsporit që ndodhet në vendin e katërt në renditje dhe ka shanse për t’u ngjitur në Superligë. Gentian Selmani, portieri i kombëtares mori notën 7.11 për paraqitjen në fitoren 3-0 të ekipit të tij, Boluspor ndaj Eskishehirsporit, duke bërë disa pritje shpëtimtare e duke vazhduar formën shumë të mirë të këtij viti.
Sfidanti.al