I pabesueshmi Coman, futbollisti që fiton cdo vit një kampionat…dhe në një sezon fitoi 2

Kinglsey Coman vazhdon të akumulojë tituj kampion. Ai I siguruar të shtunën ishte i 10 radhazi për të në 9 vjet me futbollistin që ka vendosur një rekord teksa që në moshën 16 vjecare vetëm fiton kampionate. Coman I ka fituar 10 titujt deri tani me 3 skuadra të ndryshme. Gjithcka nisi në sezonin 2012/13 me PSG kur edhe pse luajti vetëm një ndeshje fitoi titullin e parë kampion në karrierën e tij. Dicka e ngjashme u përsërit në sezonin pasardhës në 2013/14, por këtë radhë u aktivizua në 2 ndeshje

Në verën e 2014 ai kaloi te Juventus me të cilin fitoi 2 tituj në Serie A. Në sezonin 2014/15 fitoi titullin e parë në Itali dhe më pas në gusht të 2015 u transferua te Bayerni por pasi e kishte zhvilluar një ndeshje me Juventusin. Kështu që titulli i sezonit 2015/16 në Serie A u shtua në  palmaresin e tij ashtu sikurse edhe ai i Bayernit po në këtë sezon, pra 2 tituj në një sezon

Salla e trofeve për Coman që tashmë është 24 vjec është për t’u pasur zili. Përvec 10 kampionateve ai fitoi edhe Ligën e Kampioneve në 2020, madje ishte ai heroi I bavarezëve me golin e shënuar ndaj Paris Saint Germainit në finalen e Lisbonës. Po kështu Coman ka fituar 3 Kupa të Gjermanisë, 1 Kupë Italie, 1 Kupë të Ligës në Francë, 4 Superkupa të Gjermanisë, 1 të Francës, 1 të Italisë dhe 1 të Evropës si dhe 1 botëror Klubesh

Sfidanti.al