Champions League, Anglia: Po bisedojmë me UEFA, finalja të luhet në Wembley

Anglia tenton të marrë finalen e Ligës së Kampioneve. Qeveria e Boris Johnson e ka përfshirë Turqinë në listën e kuqe për udhëtimet për shkak të situatës epidemiologjike në vend duke e bërë të pamundur për tifozët e Chelseat dhe Manchester City që të shkojnë në Stamboll për të ndjekur ndeshjen e programuar në 29 maj në Stadiumin Ataturk

Tani objektivi i Londrës është që të sjellë këtë finale në Ëembley.

‘Mund t’ju them se Federata Angleze është në bisedime me UEFA për këtë temë-tha ministri britanik i transporteve, Grant Shapps-jemi gati për të pritur finalen’

Shtetasit britanikë që kthehen në vend nga vendet që janë në listën e kuqe do të duhet të qëndrojnë në karantinë në një hotel të miratuar nga qeveria pëe 10 ditë. Kjo i komplikon gjërat për tifozët e të dy klubeve të Premier League që do të shkojnë në Stamboll. Ditën e enjte, UEFA garantoi se finalja do të zhvillohet sipas programit, por gjërat tani mund të ndryshojnë. Për qytetin turk kjo mund të jetë hera e dytë që t’i hiqet mundësia e pritjes së finales së Ligës së Kampioneve pas asaj të 2020 që u zhvillua në Lisbonë.

Sfidanti.al