Gjasula titullar në Gjermani, por Hamburgu ka harruar të fitojë

Një tjetër zhgënjim dhe sërish në shtëpi. Hamburgu barazoi në fushën e tij në Bundesligën e dytë gjermane, 1-1 me Karlsruhen duke hedhur sërish një hap të gabuar, ndërsa Klaus Gjasula ishte në fushë titullar. Ai u zëvendësua pas 67’ duke u përpjekur shumë, duke fituar dyluftime, por edhe duke bërë gabime në pasime. Terode shënoi për vendasit në 56’, por vetëm një minutë më vonë Gordon barazoi për miqtë.

Hamburgu rrezikon seriozisht ngjitjen në Bundesligë duke u ndodhur në vendin e tretë me 52 pikë, 5 më pak se vendi i dytë, ndërsa vetëm dy vendet e para ngjiten direkt në elitë. Vendi i tretë luan plej aut, por Holshtajn Kili ka 50 pikë dhe ka luajtur 28 ndeshje, plot 3 më pak sesa Hamburgu, ndërsa Dyseldorfi ka 49 pikë dhe ka luajtur një ndeshje më pak. Pak ditë më parë, ekipi i Gjasulës barazoi 1-1 në shtëpi me Karslruhen, ndërsa humbi 1-2 në fushën e Zandhauzenit. Gjermanët e veriut kanë 5 ndeshje pa fituar, me 3 barazime e dy humbje, ndërsa suksesi i fundit ishte në 20 mars 2-0 ndaj Hajdenhajmit.

Sfidanti.al