Përse shef Duka  kur del në gjueti si   UEFA-s …i vret peshkaqenët   …?

 

  • Përse presidenti Duka kur flet nga zyrat e UEFA-s duket si një drejtues qe kujdeset per nderin , që lufton kundër “peshkaqenëve” të Superligës të Europës , atyre  që donin ta kullufitnin arin e futbollit  europian… brenda natës ?
  • Sepse në vendin e tij e qan rolin e  peshkaqenit të pangopur , aq sa  në trupin e drobitur të futbollit ka lënë gjurmë të pashlyeshme  dhe sapo  trukohet  si zyrtar europian i futbollit.. “kafshon”   edhe  të mëdhenjtë  e  kontinentit  si   Perezin  e Realit dhe Anjelin  e Juventusit….
  • Përse trajneri i Teutës, Edi Martini, pas humbjes “spektakolare” me Tiranën në Durrës , ku ekipi i tij  luajti pjesën si  e “ëma e Zeqos në majë të thanës”,  doli me  shprehjen populiste   : “ Bravo i qoftë Tiranës!”…
  • Sepse nuk thoshte dot të vërtetën e hidhur  “Bravo i qoftë Teutës”… Si mundi ta luante kaq keq dhe aq e dorëzuar ndeshjen  e “jetës”,  për të cilën  thuhej se ishte grali për tek titulli….
  • Përse presidenti i Kukësit, Safet Gjici ka guxuar të prishë planet e çunave të regjisë së këtij kampionati, kur ka dalë hapur kundër rrymës : “ Ky Partizan është për titull”?
  • Sepse Gjici, i zemëruar dhe i lodhur  me skenarin e këtij sezoni, për të cilin  media e oborrit thotë  se është kampionati  më kardiak, meqë çdo javë “dezhurni” në krye të klasifikimit ndërrohet  …
  • Përse FSHF dhe  kasnecët  e saj, brënda një nate, bënë “revolucionin” e votës për Shoqatat dhe Akademite,  që do të votojnë  në Aasamble , madje  u caktuan dhe patronazhistët e dorës në allçi , për të garantuar përjetësinë e “mbretit” Duka në fron edhe per dekaden e tretë…
  • Sepse “mbreti”ka nuhatje, ia kishte frikën fitores së PS-së në zgjedhjet politike dhe nuk i dihet se çfare sjell deti këtë radhë, se ç‘ kurdisin kryetarët e Bashkive, lojtarët me kostume që votojnë një herë  për “demokracinë” kur janë në politikë dhe një herë për..”mbretërinë” kur i bien me top..topit!

Sfidanti.al