Mojes rrezikon “luftë” në Skoci, fton Rejnxhërsin e Sëlltikun në Premier Ligë!

Ai është një “malësor” edhe pse i qytetëruar prej shumë kohës në ultësirat e Anglisë. Dejvid Mojesi, trajneri i njohur skocez, me gjasë rrezikon të shpërthejë një luftë futbollistike në vendin e tij pasi propozon “të shkulë zemrën” nga Premier Liga e Skocisë, për t’ia bashkuar atë Premier Ligës së Anglisë. “Le ta harrojmë Superligën Europiane, – u shpreh trajneri i Uest Hemit në Premier Ligë, – le të mendojmë për një Superligë britanike. Unë mendoj se klube si Gllazgou Rejnxhëri dhe Sëlltiku mund t’i japin një dimension tjetër kampionatit anglez”. Ky diskutim është bërë më herët, pa përfshirjen e Mojesit, dhe madje ishin dy gjigandët skocezë që e menduan diçka të tillë, por kjo krijoi një kryengritje në Skoci, të njëjtë apo edhe më të egër sesa kjo që ndodhi në Angli për shkak të Superligës Europiane.

Sfidanti.al