Olimpiada nuk do ta ketë “Boltin” e ri, Koleman mbetet i dënuar

Është tri herë kampion i botës (një herë për salla të mbyllura), ka rekordin botëror në 60 metra (me 6 sekonda e 34 të qindat), ndërsa në 100 metra ka kohën 9”76. Kristian Koleman mund të quhet më i shpejti në botë që kur Usain Bolti e la sportin, veçse karriera e tij ka marrë një goditje të madhe, që nuk mundi të ndreqej në kohë. i pezulluar për 2 vjet, sepse iu shmang 3 kontrolleve antidoping, ai nuk përfitoi dot ulje të madhe të dënimit, që u zbrit deri në 18 muaj, ndaj amerikani nuk do të jetë në Lojrat Olimpike të Tokios këtë verë. Koleman ka një kohë të shkëlqyer, i lënë pas vetëm nga Usain Bolti që ka rekordin botëror 9”58, amerikani Tajson Gej (9”69), xhamajkani Johan Blejk (9”69), xhamajkani tjetër Asafa Pauell (9”72) dhe amerikani Xhastin Gatlin (9”74).

Sfidanti.al