Kanë kaluar ndoshta 20 vjet apo më shumë që kur Fernando Redondo kaloi nga Reali i Madridit tek Milani. Ylli i shkëlqyer argjentinas ishte i dëmtuar dhe shpresoi që të kthehej, por kjo nuk ndodhi, dhe ai e mbylli karrierën. Si një fisnik i vërtetë, mesfushori sulmues refuzoi rrogën nga presidenti Silvio Berluskoni, duke fituar respektin e duke u larguar me ballin lart. Këtë gjë bëri edhe Mario Manxhukiç të paktën për një muaj. Sulmuesi kroat, që ka qenë i dëmtuar këtë periudhë, nuk ka mundur të luajë për Milanin dhe nuk deshi të tërhiqte paratë që i takonin sipas kontratës. Edhe ky, një njeri i vërtetë, që na kujton gjithashtu një tjetër njeri të Milanit, trajnerin turk Fatih Terim. Profesionisti legjendar u shkarkua në mënyrë të papritur dhe të habitshme nga Berluskoni dhe nuk pranoi të merrte paratë që duhej të merrte për periudhën që ishte brenda kontratës. “As nuk më duhen ato para, – tha atëherë, – bëj fare mirë pa to. Berluskoni bën mirë t’i shpenzojë për të forcuar ekipin”.
Sfidanti.al