Rekordi i ri i Stef Kërrit, 9 ndeshje radhazi me mbi 30 pikë!

Për të 9-ën ndeshje radhazi kaloi kuotën e 30 pikëve, dhe ky është rekord në karrierë. Stefën Kërri po shkëlqen për Golden Stejtin siç bëri në fitoren 119-101 në fushën e Klivlendit, duke realizuar 33 pikë. “Stefi ka qenë i jashtëzakonshëm këto kohë, – thotë trajneri Stiv Kerr, – ky është rezultat i përgatitjes së tij gjatë gjithë jetës së tij sportive”. Kërri ishte shënuesi i dytë më i mirë i mbrëmjes pas Xhejlën Braunit të Bostonit që realizoi 40 ndaj Lejkërsave, ndërsa në 9 ndeshjet e fundit ka mesataren 38.2 pikë për ndeshje. Ky ritëm ka bërë që numri 30 të jetë tani shënuesi i dytë më i mirë i sezonit të rregullt të NBA-së me 30.7 pikë për ndeshje, shumë pranë numrit 1, Bredli Bil që ka 31 pikë për ndeshje. Lilard, Donçiç e Antetokumbo janë lënë prapa. Në total, ai është një nga 5 lojtarët më të mirë të NBA-së në 2020-2021 duke pasur 5.5 topa për ndeshje, 5.9 asistë për ndeshje dhe 1.3 vjedhje për ndeshje.

Forma e lojtarit kryesor po e ndihmon Golden Stejtin që të luftojë të paktën për në plej of, ndërsa bilanci është i ekuilibruar me 28 fitore e 28 humbje, në mungesë të kapitenit Klej Tompson dhe lojtarit qendër, debutuesit Xhejms Uajsmen.

Sfidanti.al