MotoGP, mjekët hapin dritën jeshile për Marquez; do të garojë në Portimao

Marc Marquez mund të kthehet zyrtarisht në pistë. Pasi mori lejen nga stafi mjekësor që po ndiqte gjendjen e tij në këto muaj rehabilitimi, tani spanjolli mori edhe OK e mjekëve të MotoGP pas një kontrolli mjekësor të kryer në prag të kësaj fundjave kur do të zhvillohet edhe Cmimi i Madh i Portugalisë

Piloti 8 herë kampion i botës do të jetë në pistën e Portimaos, gati të të hyrë në luftë me Hondën e tij duke nisur nga provat e lira të kësaj të premteje, ndërkohë që edhe Ducati konfirmoi praninë e Jack Miller pas një operacioni të kryer në krah.

Sfidanti.al