MotoGP, tani është zyrtare, Marc Marquez kthehet në pistë

Marc Marquez ka marrë lejen për të garuar. Honda e komunikoi zyrtarisht nëpërmjet një komunikate. Katër muaj pas ndërhyejes në krahun e djathtë pas dëmtimit të pësuar në garën e parë të 2020, gjendja e Marquez është konsideruar shumë e kënaqshme kështu që ai mund të kthehet në kompeticion.

Kthimi i Marc Marquez në pistë do të jetë fundjavën e ardhshme në Cmimin e Madh të Portugalisë në Portimao. Për të marrë pjesë në provat e para të lira të së premtes, Marquez do të duhet të kalojë edhe ekzaminimet e mjekëve të Botërorit të MotoGP, por në këtë pikë nuk pritet të ketë surpriza

Sigurisht që për spanjollin kënaqësia është shumë e madhe për këtë kthim të tij në gara.

‘JAM SHUMË I KËNAQUR!-shkruante Marquez në rrjeter sociale-kreva vizitën te mjekës dhe më lejuan që t’u kthehem garave. Ishin 9 muaj të vështirë, me momente pasigurie dhe ulje e ngritje dhe tani mund t’I gëzohem sërish pasionit tim! Do të shihemi javës tjetër në Portimao!’.

Sfidanti.al