Autoritetet japoneze në Tokio po përgatiten të përforcojnë masat kundër Covid-19,më pak se 3 javë pas heqjes së gjendjes së emergjencës dhe pak më shumë se 100 ditë përpara fillimit të Lojërave Olimpike që do të nisin në 23 korrik në kryeqytetin japonez ku numri I rasteve pësoi rënie kur ishte në fuqi gjendja e emergjencës, por që u rritën kur masat kufizuese u lehtësuan
Masat e reja, që janë më opak të ashpra se ato të vendosura nga vende të tjera parashikojnë mbylljen e restoranteve dhe bareve në orënn 20:00 dhe dënimi është një gjobë. Qyteti I Osakës është bërë tashmë objekt I masave speciale pas rritjes së rasteve pozitive me Covid që solli edhe anulimin e stafetës së flakës olimpike në rrugët publike të të gjithë rajonit.
Duke nisur nga e hëna e deri në 11 maj, edhe një pjesë e mirë e Tokios do të jetë objekt I masave të reja që janë të ngjashme me ato të mëparshmet kur në vend ishte gjendja e emergjencës për të goditur vatrat e infektimit.
Edhe qyteti i Kyotos dhe disa zona të rajonit Okinaëa do të jenë objekt I masave deri në 5 maj dhe këtu përfshihet edhe java e pushimit të ‘Golden Ëeek’, gjatë se cilës pritet të vijnë shumë vizitorë. Pavarësisht disa valëve të përhapjes së Covidit, Japonia ka pasur një situatë më të mirë se vende të tjera me rreth 9300 viktima të regjistruara që nga janari i vitit 2020. Por qendrat urbane po shohun një rritje të rasteve me coronavirus, me personelin shëndetësor që po sinjalizon një rritje të presionit në infrastruktureë dhe personel.
Mjekët kanë sinjalizuar edhe përhapjen e shpejtë të varianteve të Covid-19. Procesi I vaksinimit po ecën me ritme të ngadalta në Japoni që deri tani ka aprovuiar vetëm vaksinën e Pfizer. Vetëm punonjësit e shëndetësissë e kanë marrë dozën e vaksinës, ndërkohë që nuk ka nisur ende vaksinimi i të moshuarve.
sfidanti.al