Sezoni i rregullt i Championsit të basketbollit për meshkuj përfundoi dhe tani priten çerekfinalet, por tifozët katalanas patën kënaqësinë të shikonin sërish me fanelën “blaugrana” një idhull të tyre të dikurshëm. Pau Gasol u kthye tek Barcelona pas një karriere të gjatë e të suksesshme në NBA, dhe në ndeshjen ndaj Bajernit në “Palau Blaugrana” tregoi se mosha nuk e kishte dëmtuar aspak klasin e tij. Veterani 40-vjeçar shënoi 9 pikë në 13 minuta që ishte në fushë, duke u shtuar 4 topa në tabela e 1 asist, e duke marrë vlerësimin 5. Nuk mundi të ishte ndër më të mirët, pasi këtë vlerësim e patën Bolmaro dhe Vesterman, por gjithsesi për moshën 40-vjeçare ishte shumë i mirë.
Gasol luajti në fillim të karrierës për Barcelonën pastaj kaloi në NBA ku fitoi dy herë titullin kampion me Lejkërsat në 2009 e 2010, në krah të Kobi Brajantit, u zgjodh 6 herë në Ndeshjen e Yjeve dhe 4 herë në Ekipin e Sezonit në NBA. Në Spanjë fitoi dy herë titullin me Barcelonën në 1999 e 2001 dhe Kupën e Mbretit në 2001. Në 2006, ishte lojtari më i mirë i Kupës së Botës, ndërsa në Europë u shpall disa herë si lojtari më i mirë. Me shtatlartësinë 2.15 metra mbetet një nga qendrat më të talentuara, ndërsa kishte kohë pa luajtur, ndaj edhe niveli në Euroligë ishte i shkëlqyer. Barcelona doli në vend të parë dhe është favorite për titullin.
Sfidanti.al