Nga 10 në 21 prill, Milani ka rastin për të mos thënë detyrimin për të mbyllur diskutimin Champions dhe këtë mund ta bëjë duke shfrytëzuar përballjet direkte të kundërshtarëve. Cështja është shumë e thjeshtë, Pioli që po rifiton futbollistët e tij si leao, Mandzukic apo Brahim Diaz, në 3 ndeshjet e ardhshme të kampionatit do të duhet të përballet me Genoan e Sassuolon bë San Siro dhe Parmën në transfertë, ndeshje që mund të fitohen nga kuqezinjtë dhe tmund t’I garantojnë Milanit shkëputjen vendimtare për të siguruar vendin në ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm
Ndërsa Milani ka mundësinë të marrë pikët e plota, në anën tjetër Juventus, Atalanta e Napoli kanë ndeshje direkte mes tyre që në cdo rast do të ridizenjonte klasifikimin e Serisë A. Në javën e 31 Atalanta-Juve e Napoli-Inter, në javën e 32 Roma-Atalanta dhe Napoli-Lazio që do të thotë së duke oarë edhe diferencën e 4 pikëve mbi Napolin dhe vendin e dytë në klasifikim, Milani e ka në dorë fatin e tij dhe në 26 prill do të nisë një tur force në Olimpico ndaj Lazios. Pas kësaj kalendari I kuqezinjve komplikohet jo pak
Sfidanti.al