Rudiger ‘bën paqe’ me Kepan me një foto emotive

Rudiger dhe Kepa ditët e fundit u bënë protagonistë të një zënke gjatë një séance stërvitore, një zënkë që u mbyll me përjashtimin e mbrojtësit gjerman nga ana e trajnerit Thomas Tuchel. Megjithatë ishte një cështje që u konsiderua e mbyllur nga trajneri i Chelseat që e konfirmoi këtë edhe përpara ndeshjes së Ligës së Kampioneve me Porton ku tha se bëhej fjalë për një debat me tone shumë të nxehura

Tani Rudiger deshi të bëjë paqe publike me portierin spanjoll teksa postoi një mesazh emotive në rrjetet sociale, një foto ku ai ishte i përqafuar me Kepan të shoqëruar me mesazhin: ‘Vëllai im’ e shoqëruar me emojin zemër.
Është ky një mesazh i qartë për të larguar të gjitha dyshimet për një situatë të komplikuara te Chelsea.

Sfidanti.al