Milan, Ibrahimovic bëhet aktor, do të interpretojë në filmin më të fundit Asterix dhe Obelix

Zlatan Ibrahimovic vazhdon të projektojë jetën e tij jashtë fushave të lojës. Pas eksperiencës në Festivalin e Sanremos, suedezi po përgatitet të bëhet aktor. Ishte ai vetë që e zbuloi këtë plan me anë të një postimi kriptik në rrjetet sociale ku lexohet vetëm fjala, Antivirus. Por se cfarë fshihej pas kësaj u zbulua nga mediat franceze; Ibrahimovic do të interpretojë në filmin e ardhshëm të Asterix dhe Obelix dhe do të jetë pikërisht personazhi Antivirus

Në filmat vizatimorë  bëhet fjalë për një legjionar roman në fushën e Babaorum ku kanë rezidencën 2 protagonistët. Xhirimet e filmit duhej të nisin në 2020, por u shtynë për shkak të pandemisë Covid-19. Përkrah sulmuesit të Milanit do të interpretojnë dy yje të kinemasë franceze si Marion Cotillard që do të jetë në rolin e Kleopatrës dhe Vincent Cassel që do të jetë Julio Cesar, ndërsa Guillame Canet dhe Cilles Lellouche do të interpretojnë Asterix dhe Obelix,

Edhe në të kaluarën, sportistë të njohur ndërkombëtarë kanë interpretuar në film të frymëzyuas nga personazshte e Goscinny e Uderzo dhe mes tyre kanë qenë Michael Schumacher, Zinedine Zidane dhe Tony Parker, të gjithë protagonistë në Asterix në Lojërat Olimpike në 2008

Sfidanti.al