Griezman bëhet sërish baba, të gjithë fëmijët kanë lindur në 8 prill

Në familjen Griezman ka festë të trefishtë; sulmuesi i Barcelonës bëri të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale ardhjen në jetë të fëmijës së tij të tretë, vogëlushes Alba që për një koincidencë të pabesueshme do të festojë ditëlindjen e saj në një ditë më motrën dhe vëllain e saj më të madh, Mia dhe Amaro edhe këta të lindur në 8 prill por në vitet 2016 dhe 2019.  Me fjalë të tjera, 8 prilli është një datë e destinuar të përfaqësojë një event të vërtetë për familjen Griezman në vitet e ardhshme.

Sfidanti.al