Borussia Dortmund harron zëvendëskapitenin, Mats Hummels në stadium pas ndeshjes në transfertë ndaj Këlnit e luajtur në 20 mars dhe që ishte e vlefshme për javën e 26 të Bundesligës gjermane. Lajmi bëhet publik nga e përditshmja gjermane ‘Bild’ që nënvizon se ky hap fals është simbol i sezonit të turbulluar që po përjetojnë verdhezinjtë dhe që ka mundësi të mbyllet me Borussia Dortmund që mbetet jashtë Ligës së Kampioneve sezonin e ardhshëm.Mësohet se në autobus, asnjë prej futbollistëve të tjerë dhe stafit teknik nuk e vunë re mungesën e Hummels duke e lënë futbollistin në stadiumin e Këlnit.
Sfidanti.al