Serena Uillliams vijon aventurën në Australian Open, ku synon të fitojë titullin e 23-të “Grand Slam” në karrierë. Amerikania preu biletën për në çerekfinale të turneut, pasi mundi çeken Barbora Strycova me rezultatin 2-0.
Amerikania u thye 3 herë me shërbimet e saj në setin e parë, megjithatë ajo arriti ta fitojë atë 7-5, ndërkohë që të dytin e mbylli 6-4. Për Serena Ëilliams kjo është hera e 10 radhazi që kalon në çerekfinale të një turneu “Grand Slam” që nga viti 2014, në US Open.
Kundërshtarja e radhës për Serena Ëilliams do te jetë Johanna Konta. Tenistja britanike eliminoi në raundin e katërt Ekaterina Makarova, sfidën me të cilën e mbylli 2-0. Kontas iu deshën vetëm 69 minuta lojë për të fituar këtë ndeshje (6-1 dhe 6-4).
Në kampin e meshkujve, David Goffin siguroi një vend mes 8 më të mirëve teksa mposhti Dominic Thiem 3-1. Goffin humbi setin e parë 5-7, por fitoi 3 të tjerët 7-6, 6-2 dhe 6-2. Në çerekfinale, Goffin do të ndeshet me Grigor Dimitrov, i cili fitoi ndaj Istomin 3-1.
Edhe Milos Raonic kaloi për më tej, pasi mundi spanjollin Bautista-Agut 3-1 me sete (7-6, 3-6, 6-4 dhe 6-1)