Kauai Leonard ishte ai që është gjithmonë, por Los Anxhelos Klipersat humbën. Edhe pse luajtën në shtëpi, sërish Denveri doli më i fortë duke fituar 101-94 duke kryesuar gjatë gjithë kohës e duke përballuar presionin në fund të Leonardit me shokë. Basketbollisti me numër 2 shënoi 24 pikë, kapi 12 topa në tabela, shërbeu 4 asistë, vodhi 2 topa e bllokoi një gjuajtje, por nuk mjaftoi, ashtu siç nuk mjaftuan 17 pikët e Pol Xhorxhit. Denveri u tregua më shumë skuadër ndonëse lideri i saj nuk ishte në maksimum.
Nikola Jokiç për momentin nuk duket ai lojtari i jashtëzakonshëm që tmerronte kundërshtarët dhe udhëhiqte ekipin, ndonëse vlerësimi për të ishte pozitiv. Ai mori notën 13 nga faqja zyrtare e NBA-së, duke qenë më i miri i Denverit ndonëse shënoi vetëm 14 pikë, kapi 7 topa në tabela e shërbeu 7 asistë, pak për standardet e tij. Në të vërtetë lojtarët e Denverit shpërndanë pikët, me Marrejn që pati 23, Porterin 20, Bartonin 19 dhe Gordonin 14. Vetëm 9 lojtarë ishin në parket, por kjo nuk ndikoi sepse ndeshja u fitua.
Sfidanti.al