Gjibraltari, mbrojtësi zhgënjehet nga Haaland: Prisja më shumë…

Edhe pse Norvegjia fitoi 3-0 me Gjibraltarin, ndeshja nuk do të kujtohet si ndër më të mirat e Erling Haaland. Sulmuesi i Borussias së Dortmundit që deri në castin e fundit nuk e dinte nëse do të luante për shkak të masave kufizuese në Gjermani, nuk shënoi gol duke zhvilluar një lojë normale përballë skuadrës modeste të Gjibraltarit.

Aymen Mouelhi, mbrojtësi që ishte caktuar që ta markojë foli për ‘El Transistor’ në ‘Onda Cero’ për këtë ndeshje dhe rrëfeu se u zhgënjye disi nga loja e yllit norvegjez

‘Prisja  më shumë nga ai-tha Mouelhi që më pas zbuloi virtytet e talentit të Dortmundit-ajo që më bëri më shumë përshtypje është se nëse i jep qoftë edhe 1 sekondë, ai bën një lëvizje që të corienton. Këta lojtarë janë të një niveli të lartë dhe duhet të përgatitesh mirë kur luan kundër tyre. Slogani ishte të mos i jepnim hapësira apo t’i linim terren’

Sfidanti.al.