“Njeriu i femrave” Toni Parker ka një dashuri të re

Ka provuar të martohet dy herë, ndërsa tani nuk dihet nëse do ta bëjë. Toni Parker, ish-ylli francez i San Antonios, ka dalë hapur se është i lidhur me një teniste jo shumë të njohur nga Franca, të quajtur Alize Lim. Ish-kampioni i NBA-së postoi foto në Instagram me Alizën, e cila është 30 vjeç dhe ka origjinë vietnameze nga i ati. Vetë Parker është 38 vjeç, dhe përveçse ka dalë 4 herë kampion i NBA-së, ka edhe një jetë të pasur private, duke qenë i lidhur në të kaluarën me aktoren Eva Longoria në vitet 2004-2010, ndërsa pati shumë zhurmë për tradhëti bashkëshortore nga ana e tij. Në 2011, Parkeri u lidh me gazetaren franceze Akselë Fransinë, vuri unazë në 2013 dhe pati dy fëmijë me të, derisa u nda vitin e kaluar.

Sfidanti.al