Manchester United bëri të ditur arritjen e një marrëveshjeje të re me kompaninë Team Viewer për të qenë sponsori kryesor i skuadrës angleze duke nisur nga sezoni i ardhshëm për 5 vjet. Sipas Djajve të Kuq, ky akord është më i pasuri në historinë e Premier League dhe më i miri i nënshkruar nga cdo klub në këtë periudhë pandemie Covid.
Klubi nuk e zbuloi shifrën që do të përfitojë nga kjo marrëveshje, por llogaritet se Manchester United do të përfitojë 275 milionë Euro, po aq sa përfiton edhe Barcelona nga kontrata e sponsorizimit me Rakuten, mbi 50 milionë Euro në vit. Duke nisur që nga kjo verë në fanelat e Manchester United do të shfaqet emri i Team Viewer dhe jo ai i Chevrolet. Kompania e prodhimit të automjeteve pas 7 vitesh si sponsor kryesor i Djajve të Kuq, e mbyll kontratën me tan ë të njëjtën kohë kur klubi anglez do të kërkojë një kontratë sponsorizimi me një tjetër kompani automobilistike.
Logoja e Tiem Viewer do të duhet të ndryshojë ngjyrën kryesore të saj. Kështu do të modifikohen ngjyrat bardheblu vetëm në të bardhë, për shkak edhe të rivalitetit me Manchester City. Ndërkaq, AON do të vazhdojë të ketë emrin në uniformat e stërvitjes së skuadrës angleze, por edhe për këtë kompani kontrata me Djajtë e Kuq skadon këtë verë.
Sfidanti.al